Kukësi i shkakton Tiranës humbjen e parë në kampionat në përballjen e tyre të fundit të fazës së parë. Verilindorët ja dalin të mundin bardheblutë me shifrat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” duke ngushtuar në 3 pikë diferencën në klasifikimin e përgjithshëm. Edhe pse Tirana dominoi lojën skuadra e Kukësit në minutën e 49-të me goditjen e parë në portën e Bekjat arrin të zhbllokojë takimin me Milunovic.

Ndërkohë Tirana vazhdon të ushtrojë presion dhe 8 minuta nga fundi fiton një 11-metrësh të akorduar edhe pas ndërhyrjes së sitemit VAR. Seferi e merr përsipër dhe barazpeshon rezultatin për pak minuta pasi skuadra e Longos me një supergol të Bashasë kalon sërish në avantazh duke mos i dhënë më mundësinë Tiranës që të reagonte.

Ndërkohë në ndeshjen e pasdites të së hënës Dinamos barazoi 1-1 me Egnatian në takimin e zhvilluar në Elbasan Arena në kuadrin e javës së 9-të të Abissnet Superiores. Skuadra nga Rrogozhina e drejtuar nga Gugash Magani gjeti e para avantazhin që në minutën e 8-të të takimit me anë të një 11-metërshi që u shndërrua në gol nga Bruno Telushi, ndërkohë që brenda pjesës së parë, dinamovidët barazojnë sërish nga një penallti që shndërrohet në gol nga Agim Ibrahimi.

Me fillimin e së dytës Egnatia ka shansin e kalimit në avantazh pasi përfiton sërish një 11-metërsh, por goditja e Pedro Augustos pritet nga portieri Bakaj. Në minutat e mbetura të dyja skuadrat kërkojnë me ngulm golin e fitores, por pa mundur ta gjejnë deri në fund duke ndarë nga 1 pikë që nuk i vlen asnjërës, aq më pak Dinamos që mbetet në zonën e play-off-it.

Top Channel