Klopp e ka pikë të dobët, Liverpooli gati të rinovojë me sulmuesin

23/11/2021 12:02

Sadio Mane është një lojtar i pazëvendësueshëm për Jurgen Klopp në formacionin e Liverpoolit dhe dëshira e drejtuesve të klubit nga Anfield Road është që anësori senegalez i sulmit të qëndrojë gjatë te klubi nga Anfield Road.

Kontrata aktuale e Mane me The Reds skadon në verën e vitit 2023 dhe drejtuesit e Liverpoolit, po punojnë për të zgjatur bashkëpunimin edhe përsa disa vite të tjera.

Lojtarit i cili ka shënuar 9 gola në këtë sezon të Premier League do të t’i ofrohet një pagë disi më e lartë se ajo aktualja me Mane që vështirë se do të refuzojë edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, sidomos nga Reali i Madridit. Aktualisht në transfermarkt kartoni i 29-vjeçarit, vlerësohet rreth 85 milionë euro. Klopp e ka pikë të dobët sulmuesin senegalez aq sa në ndeshjen e fundit ndaj Liverpoolit, bëri sherr me Mikel Artetën për t’i dalë në mbrojtje Sadio Mane-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA