Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga blloku i ri i banesave që edhe pak bëhet gati për familjet që humbën shtëpitë në Manëz të Durrësit.

“Për pak optimizëm në këtë ditë të nisur fare mbrapsht me dy lajme të rënda, ky është blloku i ri i banimit që edhe pak bëhet gati për familjet që humbën shtëpitë në Manëz të Durrësit”, shkruan Rama.

Ky është postimi i tretë i publikuar në rrjetin social facebook, nga kryeministri Edi Rama, brenda 2 orëve. I pari ishte reagimi për aksidentin tragjik që i mori jetën 45 qytetarëve në Bullgari.

S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruante kryeministri.

Por kjo ditë e nisur mbrapsht siç e quan ai nuk e kurseu edhe një tjetër lajm të trishtë. Ndarja nga jeta e artistes së njohur Hueyda El Saied.

“Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruante Rama.

El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Miqtë e saj konfirmojnë për Top Channel se artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.

Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA