‘Disa metra larg ishte nëna ime’/ Gruaja kubaneze pretendon se Maradona e përdhunoi kur ishte 16-vjeç: Më mbuloi gojën dhe…

23/11/2021 10:41

Mavys Alvarez, një grua kubaneze, e cila ka qenë në një lidhje me futbollistin e ndjerë, Diego Maradona, para dy dekadave, pretendon se ish lojtari argjentinas e kishte përdhunuar kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe se ai ‘i kishte vjedhur fëmijërinë’.

Alvarez, tani 37-vjeçe dha një dëshmi para gjykatës së Ministrisë së Drejtësisë në Argjentinë, e cila po heton pretendimet e saj në lidhje me ngjarjet kur ajo ishte në moshën e adoleshencës.

Alvarez tha se herën e parë që u takua me Maradonën ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte rreth 40 vjeç, ndërsa po kalonte trajtimin e varësisë nga droga në kryeqytetin kuban, Havana, pas tërheqjes së tij nga futbolli.

Alvarez i tha gjykatës se Maradona dyshohet se e përdhunoi atë në klinikën e rehabilitimit ku po trajtohej, ndërsa nëna e saj ishte vetëm disa metra larg në dhomën ngjitur.

“Më mbuloi gojën, më përdhunoi, nuk dua të mendoj shumë për këtë”, tha Alvarez.

“Më humbi vajzëria, ma vodhën të gjithë pafajësinë. Është e vështirë. Nga ai çast nuk i përjeton më gjërat e pafajshme që një vajzë e asaj moshe i përjeton”, shtoi ajo.

Alvarez tani pohon se gjatë gjithë “katër dhe pesë viteve” që ata ishin së bashku, Maradona ishte fizikisht dhe seksualisht abuzues gjatë gjithë kohës.

Ajo gjithashtu vazhdoi të shpjegoi se e vetmja arsye që familja e saj i lejoi ata të qëndronin në një marrëdhënie intime ishte për shkak të miqësisë së Maradonës me ish-presidentin kuban, Fidel Castro.

“Familja ime nuk do ta kishte pranuar kurrë nëse qeveria kubane nuk do të ishte përfshirë”, shtoi Alvarez.

Por ndërsa pretendimet e saj janë qartësisht shumë serioze, duket se Alvarez nuk ka asnjë interes për të nisur procedura të mëtejshme ligjore pas paraqitjes së saj në Ministrinë e Drejtësisë së Argjentinës.

FOTO GALERI
14/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA