Deputetet demokrat, të cilët mbështetën Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha nuk i druhen përjashtimit nga grupi parlamentar.
Edmond Spaho: Sa per thirrjen qe me bejne te jap dorëheqjen nga drejtuesi qarkut Korçe, pres te me përjashtoje Lulzim Basha sic ka përjashtuar gjithë te tjerët qe nuk janë ne linjën e tij. Lulzim Basha mund te me përjashtoje vetem nga shoqata e tij me Gazin, se nga te tjerat s’me përjashton dot se kam trefishin e karrierës ne PD krahasuar me ate vete.
Tritan Shehu: Unë llogaris vetëm vendimet e Kuvendit të datës 11, PD s’ka nevoje per thërrmime, për largime, absolutisht nuk ka nevoje per zvogëlim dhe te jeni te bindur se kjo do te jete diviza dhe e Kuvendit te datës 11 Dhjetor.
Bashkëjetesa e Lulzim Bashës me deputetet rebel duket se do te jete e vështirë. Debatet e ashpra ne grup nuk do te mungojnë deri ditën e përplasjes së madhe.
Edmond Spaho: Ne gjendjen ne te cilën kemi arritur sot, kemi arritur nga mungesa e debatit, bunkerizimi, marrja e vendimeve personale. Ne nuk synojmë te përjashtojmë asnjërin, te gjithëve u thëne se do jene pjese e PD madje dhe zotit Basha i kemi thëne te vijoje te kontribuoje edhe pasi te mos jete kryetar i PD.
Tritan Shehu: PD zyrtare është Kuvendi i dates 11 Dhjetor dhe vendimet e tij. Ky Kuvend do realizohet dhe nuk ka asnje force ne bote qe e ndalon.
Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin e shpallur nga paraardhësi i tij dhe ka kërcënuar me përjashtuam këdo që që shkel interesat politike dhe elektorale te partisë, duke nisur me Sali Berishen.
Top Channel