
Kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar në twitter për deklarata e Salii Berishës në Foltoren e Burrelit
Basha shkruan se ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën e akuzoi Edi Rama javën e kaluar, çështjen e “Toyota Yaris”.
Basha reagon në Twitter:
Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.
Top Channel