Të paktën nëntë xhandarë dhe rreth dhjetë civilë u vranë të dielën në Fuebe, në Burkina Fason veriore, gjatë një sulmi që besohet të jetë kryer nga xhihadistët. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Komunikimeve dhe zëdhënësi i qeverisë, Useni Tamra.
“Tetë xhandarë të tjerë janë ende të zhdukur”, sipas të njëjtave burime, të cilët sqaruan se “operacionet e kërkimit janë ende në vazhdim”.
Sulmi i ri ndaj xhandarmërisë ndodhi një javë pas tij në Inata (në veri), gjatë të cilit u vranë të paktën 57 persona, përfshirë 53 xhandarë, sipas një raporti të ri të dhënë dje nga ministri.
Sulmi në Inata është sulmi më vdekjeprurës kundër forcave të mbrojtjes dhe sigurisë që kur Burkina Faso u përball me aksionin xhihadist, i cili ka marrë jetën e të paktën 2000 njerëzve dhe ka çrrënjosur 1.4 milionë të tjerë.
Vendi i varfër i Afrikës Perëndimore ka qenë në kontrollin e organizatave që betohen për besnikëri ose ndaj Al Kaedës ose Shtetit Islamik (IS) që nga viti 2015.
Sulmet e tyre, gjithnjë e më të shpeshta, janë të përqendruara në shumicën dërrmuese në rajonet veriore dhe lindore të Burkina Fasos.
Top Channel