Berisha: Më 11 dhjetor Rama merr goditjen më të fortë në 30 vite! Basha, varrmihës i shpresës së vrarë

23/11/2021 17:45

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ‘Foltorja’  në Burrel tha se Edi Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë ndokush këto 30 vite. 

Berisha tha se  pengu i Ramës, Lulzim Basha, , do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi.

Berisha: Mbështetja juaj do të rithemelojë më 11 dhjetor PD dhe pluralizmin politik. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare nga 1990. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit , ata që menduan se narkoshteti do jetë e sotmja dhe e ardhmja, ata që menduan shkatërrimin e sakrificave të shqiptarëve gabuan rëndë. Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë dikush në këto 30 vite.

Pengu i tij, Basha, i cili është futur në lojën më të rrezikshme, në atentat ndaj lirisë suaj dhe pluralizmit do të arkivohet në arkivat e turpit të këtij vendi. Mafja e Soros që shndërroi opozitën në ministri të narkoshtetit, do të marrë përgjigjen e merituar.

Shqipëria u bëkto vite delja e zezë në Europë, opozita për shkak të një dështaku, që de facto u bë aleat i narkoshtetit. Në 8 vite Shqipëria kaloi nga rrogat mesatare në ato me më të ultat. Me djersen tuaj dhe taksat tuja, punët tuaj kryhen më shtrenjtë se ato në Europë. Në rast se Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Basha është bërë varrmihësi i saj, sepse nuk ngjall shpresë.

I ftoj socialistët te shtrojnë një pyetje, kur ka votuar Ps për herë të fundit, në 2009, dhe si ka votuar , ka votuar për kryetarin.
Nga 2009 e sot PS nuk ka njohur votë. Basha emëroi një kryesi e cila vendosë të thërrasë anti kuvendin e pluralizmit politik. I bëj thirrje çdo anëtari kryesie, korrigjoni menjëherë qëndrimin tuaj, nuk jeni të zgjedhur konform statutit, jeni të zgjedhur nga Basha.Bashkohuni me ne, vota na bashkon ne.

Jepni dorëheqjen menjëherë mos rrini si skllevër të peng Bashës. Firmat tuaja do mbeten të gdhendura në muret e kohës, që shënojnë shembjen e narkoshtetit. Ato janë depozituar në zyrën e Edi Palokës, demokratë të Matit hajdeni në Tiranë, merrni deputetët tuaj. Ne jemi të vendosur , të përkushtuar , për sovranitetin e vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA