Aksidenti tragjik në Bullgari, Balla: Ngushëllime për familjet e prekura nga kjo tragjedi e dhimbshme

23/11/2021 11:20

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë që u shënua sot në një autostradë bullgare pranë Sofies, ku humbën jetën 46 udhëtarë, mes tyre 12 fëmijë, të cilët udhëtonin me një autobus nga Stambolli për në Shkup.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur ushëllimet më të sinqerta për familjet e prekura nga kjo tragjedi tepër e dhimbshme.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në një autostradë bullgare pranë Sofies, ku kanë humbur jetën 46 udhëtarë, mes tyre 12 fëmijë, të cilët udhëtonin me një autobuz nga Stambolli për në Shkup. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë bullgare Stanimir Stanev për Deutsche Welle, “Informacionet fillestare tregojnë se 52 persona po udhëtonin në autobuz, duke përfshirë dy shoferë me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjet e prekura nga kjo tragjedi tepër e dhimbshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA