Aksidenti me 45 viktima në Bullgari, vjen reagimi i ministres Olta Xhaçka

23/11/2021 08:04

45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një postim në Twitter, Xhaçka shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

“Dhimbje e madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut 🇲🇰 gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria 🇦🇱 është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj 🇲🇰 në këtë moment të vështirë!”- shkruan Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA