Giacomo Vrioni vijon të shkëlqejë gjithnjë e më shumë në Austri, atje ku aktivizohet me klubin e Swarovski Tirol. Ditën e djeshme, sulmuesi që është në pronësinë e Juventus udhëhoqi me një tregolësh dhe një asist të tijtë në suksesin 5-1 ndaj ekipit të Wolfsberger.
Mirëpo, tripleta e 23-vjeçarit u vendos në dyshim prej opinionit duke qenë se në golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin, goditja e shqiptarit pësoi një devijim në momentin e fundit nga ana e portierit. I pyetur pas ndeshjes nëse goli ishte i tiji, Vrioni reagoi i bindur se realizimi duhet të mbajë vulën e tij. “A është ai goli im? Besoj se jeni duke bërë shaka… Unë jam shumë i lumtur me performancën time, por edhe më shumë me fitoren.
Puna jonë është të jemi profesionistë, unë jam stërvitur një vit me ekipin e parë të Juventus dhe kjo më ka ndihmuar shumë. E di çfarë do të thotë të jesh një futbollist profesionist. Pas kësaj ndeshje ne duhet të kemi vazhdimësi dhe të marrim të tjera rezultate pozitive”, theksoi Vrioni. Kujtojmë se aktualisht, Vrioni është në shifrën e tetë golave në 10 paraqitje në këtë sezon për Tirolin.
Top Channel