Gazetari Nikoll Lesi u përfshi në një debat me analistin Kreshnik Spahiu këtë mbremje të hëne në Open ndërsa po diskutohet konflikti i krijuar mes presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Lesi tha se Meta është një luftëtar i fortë dhë zbritja e tij në fushëbetejën aktuale politike do t’i sjellë vetëm të mira LSI-së.
Ndërsa është kundërshtuar nga Spahiu, i cili u shpreh se Meta nuk po mbështet LSI-në në këtë pozicion si president i vendit dhe nuk do të ketë asnjë mbështetje kur të jetë pa një post në vend.
Lesi: Meta është luftëtar i fortë, nuk është si Basha. Nëse një protestë e sillte rreth kryeministrisë për dy orë…Meta dhe Saliu nuk është politikan i politikës së butë. LSI vetëm do të forcohet në një opozitë të copëtuar. Ka shumë opozitarë që më shumë i besojnë Metës se sa Bashës. Përse e ke bindjen se Meta nuk mund ta ringrejë LSI.
Spahiu: Një parti e ndihmon kur je kryetar shteti apo kur je askush? Kur ai nuk e ndihmoi me gjithë ato burime financiare kur është president.
Lesi: Unë nuk vdes për Metën, kam bindje totale që Meta nuk është Basha.
Spahiu: Meta dhe Berisha kanë dy disavantazhe, do shkojnë në zgjedhje me një parti, LSI-në nuk e ndihmoi duke qenë president i republikës, por kur mos të jetë president si do e mbështesë?
Top Channel