Shpërthen lufta mes Metës e Bashës. Presidenti: Qau para meje, kishte frikë se në protestën e opozitës do kishte dhunë

22/11/2021 19:36

Presidenti Ilir Meta për herë të parë tregoi arsyen se përse anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kreu i shtetit shpjegoi me detaje kronologjinë e këtij veprimi që sipas tij u kërkua nga Lulzim Basha kur ai ishte në Gjermani. Sipas presidentit Basha e bëri këtë kërkesë të plotësuar më pas prej tij, pasi kreu PD nuk do të mund kontrollonte protestën e fundit të opozitës.

Meta: Erdhi Basha duke u përgjëruar që presidenti të anulonte protestën dhe të shtyheshin zgjedhjet. Ai nuk kontrollonte protestën. I trembur përballë popullit opozitar.

Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit. Këtë presidenti ta bënte nga Gjermania. Pak para protestës presidenti anuloi protestën e bëri për të ç’tensionuar situatën dhe për t’i dhënë një rrugëdalje Lulzim Bashës që kishte futur në udhëkryq opozitën.

Presidenti tha se Lulzim Basha ka shumë borxhe që nuk i shlyen dot. I kujtoi edhe mospërfshirjen për tu regjistruar ne zgjedhje pas dekretimit të tyre për tu mbajtur më 13 Tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA