Roli i nënës në shoqëri/ Si ka ndryshuar gjatë tranzicionit në shoqërinë shqiptare

22/11/2021 12:24

Në më shumë se 30 vite tranzicion, mjaft raporte kanë ndryshuar brenda familjeve shqiptare. Studiuesit thonë se përherë e më shumë po vihet re dominimi i figurës së nënës në marrëdhëniet me fëmijët.

Entela Binjaku: Gjatë punës sonë, ne realizojmë intervista dhe pyetësorë me studentë. Si pedagoge sociologjie prej 20 vjetësh në Fakultetin e Mjekësisë, më bën përshtypje që studentët jo vetëm e njohin autoritetin e nënë, por edhe e shfaqin pa problem atë. Pjesa më e madhe përgjigjen se u konsultova me nënën për degën e studimit, nisjen e një punë. Apo iu konfidova mamit për një marrëdhënie dashurie, apo për hapa të tjerë të rëndësishëm. Këtë e vërejmë edhe më të fortë tek lindurit pas viteve 2000.

Kjo ndodh pasi përgjatë këtyre dekadave, nëna ka qenë shumë e pranishme në jetën e fëmijëve, që nga çerdhja, kopshti, shkolla, ushqimi, veshja. Ndërsa babai është më pak i pranishëm, dhe i fokusuar më tepër te sigurimi i mirëqenies ekonomike të familjes. Nëna po ashtu ka qenë një urë e mirë lidhëse mes fëmijës dhe babait, një vlerë tjetër që po e zbut atë pamjen e familjes së dikurshme patriarkale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA