Presidenti i vendit, Ilir Meta në një konferencë për mediat me një gjuhë të ashpër tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet.

“Keqardhje për Bashën që përpiqet të më fajësojë, pas shpikjes së trekëndëshit të Bermudës. Qytetarët i ndjejnë pasojat e këtij vendimi shumë të rëndë për mosmarrjen pjesë në zgjedhjet vendore. Basha rrezikoi paqen në vend se procesin e integrimit as që behët fjalë. Ai kërkoi që presidenti të shtynte zgjedhjet. Protesta që Basha kishte organizuar do të degradonte me dhunë dhe se Basha nuk e kontrollonte më popullin opozitar dhe se ai do të ishte përgjegjësi për të gjithë dhunën e përdorur. Basha iu ul në gjunjë me lot në sy presidentit që të anulonte zgjedhjet”, tha Meta.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale të 30 qershorit u bojkotuan nga opozita e drejtuar nga PD dhe LSI. Për shkak të bojkotit të opozitës, presidenti  Meta vendosi të çdekretojë zgjedhjet dhe të dekretojë një datë të re 13 tetorin.

Por ky proces u quajt i paligjshëm dhe zgjedhjet u mbajtën në ditën e caktuar.

Opozita lajmëroi protesta por ishte ndërhyrja direkte e diplomatëve amerikanë që dhanë një paralajmërim të fortë dhe serioz për dy kryetarët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Shoqata e Bashkive me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi kërkuan anulimin e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese i kërkoi mendim Komisionit të Venecias i cili nga ana e tij legjitimoi zgjedhjet.

Më pas Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët dhe mori vendim duke lënë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive.

Tani është radha e Presidentit për të dekretuar zgjedhjet e reja në 6 bashki që nuk kanë kryebashkiak të zgjedhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA