Presidenti i vendit, Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh shumë i ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit.
Meta thekson se Basha ka bashkëpunuar me mazhorancën për interesat e tyre të përbashkëta, duke kundërshtuar kryedemokratin, i cili presidentin e bëri pjesë të trekëndëshit të Bermundës bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe Sali Berishën.
Sipas Metës, bojkoti i Bashës në zgjedhje ndodhi në një kohë kur edhe katër anëtarët e PS-së në KQZ bojkotuan pjesëmarrjen.
Presidenti thekson se Basha jo vetëm nuk e mbështeti, por u përdor nga mazhoranca në Komisionin Hetimor dhe atë të Venecias.
“Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar partinë? Bojkoti i Bashës edhe më 13 tetor që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron me bojkotin e 4 anëtarëve të PS në KQZ që organizuan zgjedhje antikushtetuese të 30 tetorit.
Ai jo vetëm që nuk e mbështeti presidentin e republikës, por mungesa e kësaj kërkese u përdor nga mazhoranca në komisionin hetimor dhe atë të Venecias. Është e qartë se Basha mbështeti kreun e rilindjes në mënyrë që t’i jepte argumente.Këto janë disa fakte që tregojnë se sa e ka ndihmuar Basha institucionin e Presidencës”, tha Meta.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale të 30 qershorit u bojkotuan nga opozita e drejtuar nga PD dhe LSI. Për shkak të bojkotit të opozitës, presidenti Meta vendosi të çdekretojë zgjedhjet dhe të dekretojë një datë të re 13 tetorin.
Por ky proces u quajt i paligjshëm dhe zgjedhjet u mbajtën në ditën e caktuar.
Opozita lajmëroi protesta por ishte ndërhyrja direkte e diplomatëve amerikanë që dhanë një paralajmërim të fortë dhe serioz për dy kryetarët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Shoqata e Bashkive me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi kërkuan anulimin e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese i kërkoi mendim Komisionit të Venecias i cili nga ana e tij legjitimoi zgjedhjet.
Më pas Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët dhe mori vendim duke lënë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive.
Tani është radha e Presidentit për të dekretuar zgjedhjet e reja në 6 bashki që nuk kanë kryebashkiak të zgjedhur.
Top Channel