Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat duke sulmuar kreun e PD-së tha se LUlzim Basha nuk u regjistrua në KQZ për zgjedhjet lokale të 13 tetorit.
Kjo pasi sipas Metës, Basha i ka thëne se nuk do të kontrollonte dot popullin dhe do të mbante më pas përgjegjësi për dhunën.
“Lulzim Basha në daljen publike të radhës pas shpikjes së trekëndëshit të Bermudës por edhe më me intesitet është shprehur se i ka ofruar mbështetjen presidentit të republikës, Siç do bëj publike disa fakte kjo është një gënjeshtër e madhe. Për mos marrjen pjesë ne zgjedhjet vendore të 2019. Siç jeni në dijeni presidenti kishte caktuar datën 30 qershor. Sa më shumë afrohej data 30 qershor aq më shumë rritej tensioni. Gjuha e përdorur tregonte se Shqipëria të rrezikonte sigurinë publike dhe kombëtare, si dhe paqen në vend. në ditët që i paraprinë kësaj proteste të paralajmëruar si protesta që do të bëhej hataja, gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë e pakontrolluar. Presidenti i republikës ndodhej jashtë vendi.
Lulzim Basha erdhi në Gjermani dhe ju lut presidentit edhe në prezencë të personave të tjera duke ju përgjëruar me lot në sy që të anulonte protestën e opozitës e të shtynte zgjedhjet. Protesta që vet Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se Basha nuk e kontrollon dot popullin opozitar dhe do të merrte pasojat. i Trembur përballë popullit opozitar, të cilin dhe gënjente, i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore”, tha Meta.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale të 30 qershorit u bojkotuan nga opozita e drejtuar nga PD dhe LSI. Për shkak të bojkotit të opozitës, presidenti Meta vendosi të çdekretojë zgjedhjet dhe të dekretojë një datë të re 13 tetorin.
Por ky proces u quajt i paligjshëm dhe zgjedhjet u mbajtën në ditën e caktuar.
Opozita lajmëroi protesta por ishte ndërhyrja direkte e diplomatëve amerikanë që dhanë një paralajmërim të fortë dhe serioz për dy kryetarët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Shoqata e Bashkive me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi kërkuan anulimin e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese i kërkoi mendim Komisionit të Venecias i cili nga ana e tij legjitimoi zgjedhjet.
Më pas Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët dhe mori vendim duke lënë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019 duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive.
Tani është radha e Presidentit për të dekretuar zgjedhjet e reja në 6 bashki që nuk kanë kryebashkiak të zgjedhur.
Top Channel