Vetting-u në drejtësi vijon të sjellë largime të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ende qytetarët janë të pakënaqur dhe kanë ankesa.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë konfirmon se numri i atyre që janë ankuar ka kaluar mbi 4 mijë.

Për këtë qëllim, për të orientuar Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë se si përsoset hetimi ndaj njerëzve të drejtësisë, inspektorja e përgjithshme franceze Martin Bardet, dhe homologet e saj nga Portugalia, Luis Jardim dhe Lucian Netejoru kanë mbërritur në Tiranë për të treguar praktikat më të mira.

Është e domosdoshme në opinionin tonë që të mësohet të jesh i pavarur dhe jam shumë i sigurt se kolegët tanë shqiptarë do të mësojnë si të jesh i pavarur dhe kjo është një e mirë për sistemin e drejtësisë dhe po ashtu për qytetarët edhe nëse targeti janë sistemi i drejtësisë. Sepse përmirësimi i shërben publikut, sepse qytetarët në mjaft raste nuk janë të kënaqur me vendimet, dhe gjykatat”, u shpreh kryeisnpektor Lucian Netejoru.

Aktualisht nën proces verifikimi, ILD ka 1500 ankesa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA