“Mashtron me guximin më të frikshëm”, Ritvana nuk duron dot më dhe nxjerr mesazhet me Argjendin

22/11/2021 09:35

Argjendi dhe Ritvana dukeshin si një nga çiftet më të mundshme të “Për’puthen” për shkak të afrimitetit, por gjithçka u zbeh për shkak të debateve.

Përpara se të largohej nga “Përputhen” Argjendi deklaroi se është takuar me Ritvanën në shtëpinë e tij. Këtë gjë, Ritvana e mohoi duke u betuar, por Argjendi ka vazhduar duke mbrojtur deklaratën e tij.

Ditën e djeshme,Ritvana nuk ka duruar më dhe ka publikuar në Instagram bisedat me Argjendin.

“Djali në fjalë që mashtron me guximin më të frikshëm që kam parë deri sot, thotë që ‘po kryqëzohej një vajzë në komente, po ruaja imazhin e saj’, ti po ruaje imazhin tënd, arsyen pse e dimë të dy shumë mirë. Apo duhet të nxjerr biseda të tjera të ardhura në inboxin tim?

Qysh pas kthimit tim në program, unë s’kam dashur as të të shoh me sy sepse je treguar legeni më i madh në histori në atë bisedë që ne kemi pas (dhe prapë kam dëshmitar se ka qenë me zë të lartë telefonata) sesa doja të kisha t’bëja me ty duket nga takimi ynë i fundit, mendo të të vija në shtëpi ty kur s’doja as të të shihja me sy, mundësisht ka dëshmitar që as mirëmëngjes s’të kam thënë më kurrë se mëngjesi s’është kurrë i mirë me njerëz që mashtrojnë për të hequr fokusin nga e vërteta”, shkruan Ritvana.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel