Gjici: Pejic duhet të jetë më i rreptë, ja kur do të jetë gati stadiumi i ri

22/11/2021 23:35

Presidenti i nderit te Kukësi komentoi suksesin ndaj Tiranës, ndërsa i dha disa këshilla drejtorit teknik Pero Pejic por foli edhe për stadiumin e ri të qytetit të Kukësit duke zbuluar se kur do të jetë gati, ndërsa nuk munguan as batutat e tij me moderatorin Gjergji Stefa.

“Kampionati është i gjatë dhe kjo fitore thjeshtë na jep besim për të ecur përpara. Jemi të kënaqur sepse mposhtëm skuadrën që po kryesonte me meritë kampionatin prej disa javësh”.

“ Unë tashmë jam president nderi dhe për shkak të impenjimeve të mija si kryetar bashkie nuk qëndroj shumë afër skuadrës, gjithsesi kam besim te Pero Pejic i cili sipas meje duhet të jetë më kërkues ndaj stafit dhe futbollistëve por edhe ndaj punojësve të tjerë”. “Përsa i përket stadiumit, duhet të na japin ok-in specialistët që kanë vendosur tapetin pa na dhënë ok-in ata nuk e dimë se kur do të jetë gati, përsa i përket ambienteve të tjera ata do të jenë gati pas 10 ditësh, ndërsa për fushën do të vendosin specialistët”.

“Stadiumi është një dhuratë e madhe për të gjithë kuksianëve pasi është një stadium modern dhe do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin e Kukësit si shumë projekt të tjera që janë bërë sëfundmi. Heronaldo apo Grenti? As djali im dhe as ai i Refik Halili nuk bëjnë si drejtues klubesh sepse janë shumë të butë”.

Top Channel