Një 53-vjeçar, i identifikuar si P.G., është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trotuar në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme rreth orës 06:30. Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet të jetë vdekje natyrale.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel