Çupi në Top Talk: Lulzim Basha e ka detyrim kombëtar të qëndrojë përballë Berishës, Metës e Ramës!

22/11/2021 18:16

Partia Demokratike është në një krizë të thellë, teksa ish-kryeministri Sali Berisha i ka shpallur luftë të hapur kreut aktual Lulzim Basha.

Berisha e akuzon Bashën se po kryen aleancë të fshehtë me kryeministrin Edi Rama në dëm të PD-së. Akuzat kundër Bashës kanë qenë të shumta dhe nga presidenti i vendit, Ilir Meta, që këmbëngul se Bashën po e kontrollon Rama.

Në një analizë rreth kësaj situatë, Frrok Çupi, i ftuar në “Top Talk” shprehet se Lulzim Basha e ka detyrim kombëtar të qëndrojë përballë Berishës, Metës e Ramës dhe është i detyruar të qëndrojë në krye të PD-së.

Gjyqi publik është gjithmonë më i thjeshtë (i referohet foltoreve të Berishës). Basha nuk bie në këtë kurth. Kjo po e tregon të fortë Bashën, sepse e dimë, që po të futesh në zhurmën e foltoreve të Berishës, je i humbur. Po hyre në rrethin e absurdit, atje vdes. Berisha pikërisht këtë po tenton, do të dijë cilat janë lidhjet e Bashës me Amerikën”.

Sipas analistit, Basha do të qëndrojë në krye të së djathtës deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nuk do t’ia dalë të fitojë.

Lulzim Basha nuk është titani që do të fitojë gjithçka. Ai do të mbajë kësaj here Partinë Demokratike dhe do të shkojë deri në zgjedhjet e tjera. Po nuk është akoma Lulzim Basha dhe PD-ja për të fituar zgjedhjet”.

Çupi shprehet se pavarësisht diskutimeve për foltoren e Berishën, Basha mbetet ai që ka ‘ushtrinë’ më të madhe në parti, sepse mbi të gjitha është kryetari legjitim i saj.

Partia Demokratike është në një krizë të thellë, teksa ish-kryeministri Sali Berisha i ka shpallur luftë të hapur kreut aktual Lulzim Basha.

Top Channel