Analisti Carlo Bollino i ftuar në emisionin Open tha se presidenti Ilir Meta është rreshtuar kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe po mbështet Sali Berishën.

“Basha për herë të parë ka prodhuar një veprim. Basha ka përballë dy armiq të SHBA sot për sot. Ne e dimë që Meta ka qenë kundër Bashës, se ka më shumë debulesë për Berishën. Ai sot ishte rreshtuar në krahun e Berishës duke sulmuar Bashën. Ai ka urrejtje patologjike për Metën se ai simbolizon korrupsionin.  Për dy vite Edi Rama ka fituar zgjedhjet dhe ka paraqitur Metën dhe Berishën si dy armiq. Meta ra në një kurth. Ai është rreshtuar kundër Bashës dhe kjo është një dhuratë për Bashën. Meta nuk ka asnjë ndikim, është vetëm për organet politike,  diplomate. Ka lidhje qëndrimi që ka SHBA, kjo ka forcuar se cilët janë armiqtë e Bashës”, tha Bollino.

Presidenti i vendit, Ilir Meta në një konferencë për mediat sot foli shumë ashpër për kreun e PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit.

Meta thekson se Basha ka bashkëpunuar me mazhorancën për interesat e tyre të përbashkëta, duke kundërshtuar kryedemokratin, i cili presidentin e bëri pjesë të trekëndëshit të Bermundës bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe Sali Berishën.

Sipas Metës, bojkoti i Bashës në zgjedhje ndodhi në një kohë kur edhe katër anëtarët e PS-së në KQZ bojkotuan pjesëmarrjen. Presidenti theksoi se Basha jo vetëm nuk e mbështeti, por u përdor nga mazhoranca në Komisionin Hetimor dhe atë të Venecias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA