Ndalimi i pezullimit me vendim gjykate i krerëve të shtetit, zbulohet propozimi me firmat e Ramës, Ballës e Manjës: Përfshihen edhe anëtarët e Kushtetueses
20/02 15:15
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar këdo që e ndjek Shqipërinë vetëm nga ekrani dhe mendon se në fshat, të gjithë duket sikur po vdesin.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për fermerët, Rama ironizoi duke thënë “po vdesin klinikisht ata që e shohin realitetin e Shqipërisë përmes Facebook”.
Rama: Nëse je në Tiranë dhe e ndjek Shqipërinë vetëm nga televizori, nëse nuk ke shkuar ndonjëherë në fshat, nuk e ke parë si jetojnë, të duket sikur të gjithë po vdesin. E kundërta është e vërtetë. Po vdesin klinikisht nga trutë e kokës ata që e shohin realitetin e Shqipërisë vetëm nga lajmet, Facebook dhe portalet. Prandaj duhet ta shohin më shumë edhe Facebook-un tim.
Top Channel