Në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 për fermerët, kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë jashtë vëmendjes Akademinë e Barinjve duke thënë se “të tjerët, më budallenj se ne” i kanë të gjitha.
Nga ana tjetër, përmendi blegtorinë duke thënë se askush nuk duhet të rrijë e të presë që t’i japë shteti lekë secilit. Rama i ktheu të gjithë pas në kohë duke i kujtuar tendat në rrugë dhe faktin se sot nuk ekzistojnë pasi ka pika grumbullimi.
Rama: Mund të ankohemi ne blegtoria, blegtoria dhe të bëjmë humor me akademinë e barinjve, që në fakt është diçka që të tjerët e kanë. Të tjerët, ata që janë më budallenj se ne. Kanë akademinë e barinjve, peshkatarëve, të rritësve të bletëve. Çfarë do të thotë kjo? Nuk do të thotë hajdeni tek Akademia e Shkencave, por vihen në dispozicion struktura, të cilat i mbledhin këta njerëz në një sezon të caktuar për 1 javë, 2 javë çdo vit dhe ju japin informacion për tregun, për mënyrën se si duhet të funksionojnë, për teknologjitë e reja etj dhe ja ku kthehemi tek blegtoria. Si do ta fuqizojmë blegtorinë, si do ta stimulojmë blegtorinë kur nuk shiten dot jashtë produktet? Cila është kërkesa e tyre?
Na hapni rrugët e Lindjes së Mesme. Se në BE dihet se do të jetë një histori më vete. Një nga pikat që e ka penguar sot 1 prej vendeve që është anëtar i BE ishte mishi, thertoret, standardet. Nuk të fut njeri në BE po nuk i ke këto. Por ne duhet të hapim tregje. Nuk mund të presim përfitimi që të rrimë të presim që të vijë t’i japë shteti secilit lekë. Kjo nuk ekziston. Në Shqipëri kemi shumë realitete që tregojnë sesi funksionon e kundërta. Sot falë ndryshimit të skemës, të mbështetjes që i kemi dhënë grumbulluesve, mjafton t’i thërrisni kujtesës se deri para disa vitesh, në çdo 100 metra kishte tendat që shisnin prodhime bujqësore në rrugë. Ku janë ato? Nuk ka më. Sepse ka pika grumbullimi, nuk dalin më në rrugë.
Top Channel