“Të maskuar dhe të armatosur”/ Salianji reagon për videon e Lezhës: Dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave

20/11/2021 11:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji këtë të shtunë ka reaguar mbi një video të publikuar në rrjetet sociale, ku tre persona të armatosur dhe të maskuar janë futur brenda një lokali duke kryer kontrollo ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty.

Në një shënim në rrjetin social, Salianji shkruan se është e turpshme që deri më tani s’ka pasur asnjë masë, asnjë reagim nga autoritetet.

Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rastin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshëm i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me bandat detyrohet dhe të behet zëdhënës i tyre“, shkruan Salianji.

Video tregon tre persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët futen brenda një lokali, ku kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal në autostradën Lezhë-Milot dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tre personat e armatosur kontrollojnë të rinjtë për kartat e identitetit.

Nuk dihet nëse tre të rinjtë ishin futur për të ekzekutuar apo për të dhunuar ndonjë person, por pamjet e kamerave tregojnë se pas kontrollit ata janë larguar pasi nuk e kanë gjetur personin që kërkonin.

Në lidhje me ngjarjen nuk ende asnjë denoncim në polici, ndërkohë që edhe nga blutë e Lezhës nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me videon që po qarkullon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA