Pasaportat e vaksinave gëzojnë mbështetje të konsiderueshme në të gjithë Evropën, teksa vala e katërt e pandemisë së Covid 19 po detyron shtetet të vendosin kufizime të rrepta për të pavaksinuarit.
Sipas një sondazhi të kryer të kryer nga YouGov-Cambridge, në më shumë se 26.000 njerëz në 26 vende, shumica e të anketuarve janë dakord me kushtin që për të hyrë në bare, restorante, palestra, shkolla dhe ambiente të tjera të mbyllura, duhet të kenë dokumentin e vaksinimit.
Edhe pse qytetarët ndjenë presionin nga qeveritë, në mënyrën si po e menaxhojnë pandeminë, sërish mbështetja për ‘green pass’ është e madhe, thotë studimi.
Ndërsa në SHBA, 51% e të anketuarve thanë se mbështesin idenë e një pasaportë vaksine për të marrë pjesë organizime të mëdha, raporton “The Guardian”.
Shumë shtete europiane janë duke vendosur masa kufizuese, pas rritjes së numrit të rasteve.
Qeveria austriake lajmëroi futjen e vendit në karantinë për të paktën 10 ditë, si dhe do të bëjë kërkesë ligjore për t’u vaksinuar kundër koronavirusit nga data 1 shkurt 2022. Vendimi i ashpër ishte pasojë e shifrave rekord të infektimit me koronavirus në Austri, e cila rezulton të jetë gjithashtu një prej vendeve më shkallën më të ulët të vaksinimit kundër këtij virusi në Europën Perëndimore .
Masa izoluese kundër personave të pavaksinuar kanë marrë edhe Republika Çeke, Sllovakia dhe Gjermania. Shifrat dramatike për incidencat e koronavirusit vijnë nga Instituti gjerman Robert Koch (RKI). Presidenti i Lothar Wieler deklaron se gjendja faktike është shumë më keq. Do të bëhet “edhe më e zymtë”.
Top Channel