“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonikë me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se me diplomatin amerikan kanë biseduar për një sërë çështjen, ndër to edhe për atë të njohjes reciproke me Serbinë.
“Në një bisedë telefonike me Gabriel Escobar. Diskutuam për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Top Channel