“Autostradat me plehra, turpi jonë”/ Rama u kërkoi të rinjve të bëhen promotorë për pastrimin e vendit nga plehrat

20/11/2021 00:59

Situata me mbetjet urbane është shqetësuse, sidomos përgjatë autostradave.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama u kërkoi nxënësve që të kontribuojnë duke pastruar fillimisht plehrat pranë shkollave, e më pas me këtë shembull të ndërgjegjësojnë edhe pjesën tjetër të shoqërisë.

Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri gjatë prezanimit të buxhetit për të rinjtë dhe fëmijët, ku zbuloi se së shpejti do të ndërtohen dy qendra informatike, projekt që synon të shtrihet në çdo bashki të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA