Berisha: Basha do shkojë në SHBA me dosjen Muzin dhe Toyta Yaris si barrë në kurriz

19/11/2021 17:51

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte iu drejtua me nota ironie kreut të demokratëve Lulzim Basha në lidhje me ftesat e marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i sugjeruar që të ketë kujdes, pasi Shtëpinë e Bardhë e vizitoi edhe Saimir Tahiri.

Nga Librazhdi, Berisha deklaroi se ka dy fjalë për Lulzim Bashën, se në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri, por shkoi me dosjen e Habilaj në Kurriz, duke bërë kështu një paralelizëm me të në lidhje me akuzat e Nick Muzin.

Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA. Kam dy fjalë për të “Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saje qorri, Saimir Tahiri, shkoi me dosjen Habilaj në kurriz, ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda, me dosjen Muzin dhe Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën”, tha Berisha.

Kryedemokrati Basha u shpreh sot për mediat se ka marrë ftesa për një vizitë në SHBA, duke shtruar se pret të diskutojë çështje të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Kam marrë ftesa zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa diskutim, siç kam bërë në të shkuarën do t’i bëj edhe në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është partneri ynë strategjik, ku padiskutim pres të diskutoj çështje të rëndësishme për ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar dhe të ardhmes të rajonit, në një kohë plot sfida nga aktorë që nuk ndajnë axhendën tonë të përbashkët shqiptaro amerikane, apo agjendën euroatlantike”, tha Basha.

Por për ish-kryeministrin Berisha, duke hequr një paralele me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vizita në SHBA nuk i heq njollat e zeza, pasi dosjet përvëluese janë aty, si barrë në kurriz.

“Tre vite më parë u nis për në SHBA doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi, po të vinte iu tha demokratëve se do arrestohej u thanë demokratëve. Dosja Muzin është përvëluese për peng Bashën. Edhe Saimir Tahiri shkoi me dosjen Habilaj dhe kalon nga Gjykata në Gjykatë”, tha Berisha.

Hetimet nisen pas një shkrimi të revistës amerikane ‘Mother Jones’, e cila hodhi dyshimin se Partia Demokratike kishte paguar 650 mijë Dollarë për lobim në SHBA kompanisë ‘Muzin Capitol Partneres’, në pronësi të shtetasit Nik Muzin, nëpërmjet  kompanisë offshore ‘Biniata Trade’, pas të cilës qëndrojnë dy biznesmenë rusë. Por Kryetari Basha ka mohuar që Partia Demokratike të këtë marrë financime nga kompani apo individë rusë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA