Deputetja Albana Vokshi dhe Avokatja e Popullti Erinda Bllanica janë përplasur në Komisonin e Çështjeve Sociale pasi një studim ka treguar se minimumi që një personi i duhen në muaj për të jetuar në Shqipëri është 180 mijë lekë. Kryetarja e Komisionit Vokshi është shprehur se kjo shifër është shumë e lartë në krahasim me ndihmën ekonomike që jep shteti dhe kërkoi më shumw fonde nga Buxheti i vitit 2022.
“Studimi i Avokatit të Popullit thotë se minimumi jetik në Shqipëri është 180 mijë lekë, ndërsa ndihma 77 mijë lekë. Nga krahu tjetër edhe varfëria rritet ka shkuar në 50.8%. A mendoni se duhet ta adresojë më mirë buxheti këtë pjesë?” – tha Vokshi.
“Studimi që ne kemi bërë merret në parametra më të gjerë. Ndihma ekonomike është ndër sektoriale jo vetëm lekët që jepen në dorë, por edhe përfitimi i bursave për fëmijët dhe lehtësi të tjera në të gjitha linjat e ministrisë.” – u shpreh avokatja e popullit.
“Rezultati është rritja e varfërisë? Unë këto shifra e di po ca rezultati po japin. Kemi përjashtimin më të madh social në rajon, varfërinë më të madhe. Jo nuk është e vërtetë sipas INSTAT para nesh është Mali i Zi, pastaj vjen Rumania. Këto shifra tregojini atje tek partia juaj.”- vijoi Vokshi.
Projektbuxheti i vitit 2022 parashikon rritje të ndihmës ekonomike si dhe mbrojtje për çmimet e energjisë elektrike. Pas diskutimit nene për nen rekomandimet do t’i dërgohen komisionit të ekonomisë dhe financave.
Top Channel