“Harroi zotimet, u mor me karrigen e tij”/ Berisha sulmon Bashën: PD e ktheu në Ministri të narkoshtetit shqiptar

19/11/2021 17:23

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Librazhd. Prezentë në këtë foltore shihet ish-Presidenti i republikës, Bujar Nishani dhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi.

Në fjalën e tij, Berisha i është rikthyer sulmeve ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se e ka shndërruar Partinë Demokratik në një ministri të narkoshtetit shqiptar.

“Vërtetë Edi Rama rrëmbeu dhe plaçkiti vota si kurrë më parë. Përdori të gjithë potencialet e shtetit njëlloj si në diktaturë. Por peng kryetari, i cili u zotua se do mbrojë votën tuaj, se nuk do njohë zgjedhjet e 25 prillit harroi çdo zotim para jush, i shkelmoi, u kthye dhe u mor vetëm me karrigen e tij dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën.

PD e shndërroi në një ministri të narkoshtetit shqiptar. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që një opozitë e vërtetë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e vendit, siç veproi peng Basha pasi shkelmoi mbi lumenjtë e djersës sakrificave të gjithanshme që ju bëtë për 3 muaj me radhë, për të mos thënë për 8 vite rresht për fitoren e PD-së”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA