Dy persona janë arrestuar për abuzim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturës 13-vjeçare në Sarandë, rast që u bë publik nga “Fiks Fare” më një nëntor të këtij viti.

Në pranga ra tutori dhe klienti, i cili është identifikuar si kryeinspektori i Policisë Kufitare, Petraq Raku, sipas gazetarit Mikel Marsi.

Mësohet se dy personat abuzonin seksualisht dhe më pas e përdornin për prostitucion të miturën në Sarandë.

Arrestimi i tyre është bërë nga SHÇBA , pas një hetimi 1 mujor për rastin që ishte denoncuar në Policinë e Sarandës.

Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në emisionin “Fiks Fare” rastin nuk e denoncuan prindërit, por drejtori i shkollës së të miturës.

Ai tregonte se nxënësja vetëm 13 vjeç ishte larguar nga shtëpia e saj dhe jeton me qira në Sarandë. Vajza ishte bërë problem pasi shkonte gjithmonë me vonesë në shkollë dhe aspak e veshur si moshataret e tjera, por në mënyrë të ekzagjeruar.

Drejtori tha gjithashtu se e kishte denoncuar në komisiariat bashkë dhe me familjarët e vajzës. Për vajzën e mitur është marrë dy herë vendim që të shkojë në qendër rehabilitimi, por drejtori rrëfen se nuk di çfarë ka ndodhur, pasi vajza jo vetëm nuk është në qendër rehabilitimi, por shkonte sërish në shkollë me vonesë.

Drejtori kërkoi ndihmën e Fiksit që të shpëtojë të miturën, pasi siç ai vetë pohoi,  shkolla nuk ka as psikolog që nga muaji shkurt i vitit të shkuar akademik dhe i dukej e palogjikshme që një 13 vjeçare të jetojë e vetme në shtëpi me qira, duke e ditur edhe kushtet sociale të familjes së saj.

Gazetarët e Fiksit shkuan në shtëpinë e vajzës në fshat, ndërsa prindërit invalidë të 13 vjeçares treguan se vajza nuk i dëgjon më.

Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike pasi kanë vetëm invaliditetin e tyre si burim të ardhurash.

Nëna tregoi për gazetarët se vajza punoi dy muaj në verë në një market në Ksamil dhe më vonë nuk donte të jetonte më me ta e si rrjedhojë ka dalë vetëm në shtëpi me qira.

“Vajza ka tentuar të vetvritet” rrëfen nëna e përlotur,duke u thënë atyre “nuk ju kam prindër” për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Gjithashtu tha se djali i familjes është zënë me të motrën, pasi e ka kuptuar se shoqërohej me djem. Edhe pse me miratimin e prindërve e mitura nuk pranoi të shkonte në qendër rehabilitimi.

“Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë ?”  ka thënë nëna e vajzës.

Fiksi telefonoi ish-psikologen e shkollës, Ornela Zhui, e cila ka qenë në grupin e vlerësimit që vendosën për 13 vjeçaren të shkonte në qendër rehabilitimi.

Psikologia tha se përveçse nuk bën më pjesë në atë shkollë nuk ka qenë as në grupin e vlerësimit. Specialisti i policisë së zonës, Alfred Shumbuli, në telefonatën e parë u zotua gazetarëve se do u telefonojë sapo të mbarojë një operacion në terren, kjo gjë jo vetëm që nuk ndodhi, por kur gazetarët e ritelefonuan tha se s’mund të fliste për rastin.

Gazetarët telefonuan edhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Jetnor Pulajn i cili tha se vajzën e çuan në qendër rehabilitimi, por nuk e mbajtën pasi nuk donte.

Gazetarët iu drejtuan edhe Bashkisë Sarandë ku takuan përgjegjësen e shërbimit social. Ajo tregoi se janë bërë dy herë mbledhje për rastin në fjalë ku u vendos që vajza të shkonte në qendër rehabilitimi, por zbatimi i vendimeve nuk është më përgjegjësi e tyrja. Në këtë mënyrë edhe ata e deleguan përgjegjësinë.

Gazetarët e Fiksit në bashki morën procesverbalet e vlerësimit. Në këto dokumente grupet të cilët kanë marrë vendimet në përbërje janë SPZ,OPGJ, psikologia, drejtori i shkollës, mësuesja kujdestare, punonjësja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Në vendimin e marrë thuhet se vajzën e mitur në orën 20:00 ta nisin në Tiranë në një qendër rehabilitimi shtetëror, por  vajza ne qendrën e rehabilitimit në Tiranë nuk është mbajtur me arsyetimin se nuk kishte dëshirë të qëndronte.

Në procesverbalin e marrë nga bashkia, kishte firmosur edhe psikologia e cila më herët tha se nuk ka qenë pjesë e grupit të vlerësimit.

Gazetarët e Fiksit telefonuan vetë psikologen duke i treguar këto fakte dhe e pyesin se përse i gënjeu më herët.

Psikologia tha se ka qenë në atë shkollë deri në shkurtin e shkuar akademik. Rastin e vajzës e njeh dhe sa ishte ajo psikologe e mbante nën kontroll vajzën, por pas largimit të saj në një tjetër shkollë ajo justifikohet duke thënë se nuk dinte asgjë më për rastin.

Gazetarët e Fiksit shkuan në ZVA Sarandë për të pyetur nëse kishte psikolog shkolla dhe çfarë është bërë për rastin e vajzës. Drejtoresha u thotë gazetarëve se duhet të marrë konfirmim për të folur duke i lënë në pritje për 1 orë.

Më pas e pohon se duhet të bëjnë kërkesë me shkrim duke mos pranuar që  t’u përgjigjet gazetarëve. Ndërkohë drejtori i shkollës u ankua në emisionin Fiks Fare si për rastin e vajzës ashtu dhe për mungesën e psikologes, për të shmangur raste të tjera në shkollën e tij.

Vetë psikologia e konfirmoi mungesën që nga shkurti i vitit të shkuar akademik dhe Drejtoria Rajonale Fier ka vetëm një punonjëse sociale.
Fiks Fare i bëri kërkesë me shkrim shërbimit social për rastin e 13 vjeçares. Ky institucion tha se e njeh rastin, por nuk mund të jepte asnjë informacion se çfarë ka bërë për të. Gjithashtu tha se qendra së cilës i është drejtuar vajza as nuk përzgjedh dhe as nuk refuzon askënd!

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Drejtoresha, Alma Tandili në intervistë tha se e njeh rastin në fjalë.

”Një grup është nisur për në Sarandë për të kërkuar nga gjykata masën e mbrojtjes për vajzën e mitur, dhe ndërkohë do përpiqemi të bindim vajzën se po shfrytëzohet ” tha drejtoresha.

Gjithashtu ajo tha se nuk mund të flasë se çfarë ka ndodhur atë natë në qendrën e rehabilitimit dhe pse vajza nuk është mbajtur.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA