
28/02 15:24
Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya, ka thënë se SHBA ka zgjeruar listën e vendeve të ftuara në Samitin për Demokraci që do të mirëpritet nga presidenti Josep Biden më 9 dhe 10 dhjetor.
Sipas saj, ftesat për Kosovën dhe Serbinë janë dërguar si refleksion i dëshirës së Uashingtonit që të ketë përfshirje më të gjerë, raporton Tanjug.
“Thirrjet tona shtesë reflektojnë dëshirën e SHBA-së që të gjithë të bëhen bashkë dhe të punojnë bashkë me këto qeveri dhe vendet partnere. Si vend i përkushtuar për ideale demokratike, ne duam të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve ndër vite të veprimit me synim të rivendosjes së demokracisë globale,” tha Zeya.
Top Channel