Ndërsa sot prezantohej buxheti i vitit o2022 për Ministrinë e Shëndetësisë prezent ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu edhe batutat me mjekët, të cilëve u bëri me dije se ndërsa ai fliste për gjendjen e sistemit shëndetësor, po shahej nga ndjekësit e tij në facebook.
Po ashtu Rama tha se edhe mjekët shahen në kolektiv madje, ndërsa shtoi se deri tani i rezulton që të sharat u bëhen shëndet.
“Se harroj kur ishim bashkë me rektorin dhe ministren kur kemi hyrë në sallën e parë të operacioneve kur u hap kirurgjia e re shprehjen e profesor Besim Elezit, kurrë nuk e kam guxuar ta imagjinoj se do ndodhte të isha para kësaj pamje në të gjallin tim.
Ndërkohë që ju po më ndiqni mua unë po shahem aty te facebook-u. Se ju kur shaheni shaheni si kolektiv, ata, takove ata, rrit pagat e atyre hajdutëve, ata maskarenj, ata na rropën, ata na shkatërruan, pagat e atyre. Po ajo që është e qartë është që i kemi ndarë punët edhe unë e ju e ata që na shajnë. Deri tani më rezulton që të sharat na bëhen shëndet, më tutje duhet parë”, tha Rama.
Top Channel