Pajtimi ka deklaruar se Sarën nuk e shikon si ‘’femrën e tij të jetës’’.
Ai gjithashtu u shpreh i revoltuar për faktin se në gjithë historinë e tyre duket se Sarah e ka refuzuar.
‘’Nuk ka gjë të keqe të thuash të dua, por ka gjë më të keqe të refuzohesh. Në gjithë historinë është dukur sikur Sarah më ka refuzuar’’,- tha ai.
Të njëjtën gjë e aprovoi edhe vetë Sarah e cila deklaroi se gjatë gjithë këtyre ditëve bisedat, këshillat dhe mbështetja që ata i kanë dhënë njëri-tjetrit është më shumë në kuadrin e shoqërisë.
‘’Unë kam kaluar disa moment jo të mira këto ditë dhe Pajtimi ka qenë me mua. Kam vënë re që këshillat që më kanë dhënë kanë qenë këshilla që do m’i jepte një shoqe, një mik, motra’’,- shtoi ajo.
Top Channel