KQZ ka përfunduar numërimin e votave me kusht edhe për gjashtë komuna të tjera për garën e balotazhit në Kosovë.
Në Istog kryetari i zgjedhur nga LDK-ja Ilir Ferati ka marrë 148 vota, tri më shumë se kundër kandidati Bekë Berisha nga AAK- 145.
Edhe në Klinë kryetari i zgjedhur Zenun Elezaj nga AAK-ja ka marrë më shumë vota me kusht – 89 sesa kundër kandidati nga PDK-ja Esat Raci – 74.
Ruzhdi Shehu, fitues i balotazhit, ka marrë 23 vota në Junik, ndërsa Argon Kuçi nga AAK-ja, i cili pas humbjes dha dorëheqje nga kreu i degës së kësaj partie, ka marrë 22.
Lutfi Haziri humbi zgjedhjet në Gjilan, por mori më shumë vota me kusht – 285 në përballjen me kryetarin e zgjedhur Alban Hyseni nga Vetëvendosje – 278.
Në Fushë Kosovë më së shumti vota ka marrë kryetari i zgjedhur Burim Berisha nga LDK 151, derisa Enver Bajçinca nga Vetëvendosje ka marrë 92.
Qemajl Aliu, fitues i zgjedhjeve në Shtime, ka marrë 67 vota, ndërsa Naim Ismaili nga PDK 104 vota, shkruan KosovaPress.
Top Channel