Ka kaluar më tepër se një muaj që kur ekzekutivi kosovar refuzoi projektin e gazsjellësit amerikan, e deputetë pas katër javë pauze si pasojë e fushatës zgjedhore lokale, u mblodhën në seancë tek të enjten për ta diskutuar këtë temë.

Përveç dëmit në aspektin ekonomik, deputetët opozitar ngritën shqetësimet edhe tek ndikimi në marrëdhëniet shtetërore me SHBA-të.

Këtyre akuzave ju përgjigj ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se SHBA-të përmes USAID dhe MCC kanë shprehur gatishmëri për ta përkrahur qeverinë në rrugën drejtë dekarbonizimit.

Qeveria kishte arsyetuar refuzimin e këtij projekti me koston për realizimin e tij dhe reflektimin në faturat e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA