Kapiteni tepër i rëndësishëm për Bayernin, drejtuesit bavarezë i përgatisin rinovimin

18/11/2021 00:10

Manuel Neuer mbron portën e Bayern Munchen prej verës së vitit 2011, ndërsa kontrata aktuale me rekordmenët e futbollit gjerman i përfundon në vitin 2023.

35-vjeçari mbetet një garanci mes shtyllave dhe drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës.

Sport1 shkruan se kapiteni është një hap larg arritjes së akordit përfundimtar për rinovimin deri në verën e vitit 2025.

Bisedimet mes palëve po shkojnë për mrekulli dhe është çështje ditësh firma zyrtare e Manuel Neuer në kontratën e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA