Floriana Garo kundërshton ‘Fiks Fare’, deklaron se disa nga formularët janë grisur

18/11/2021 23:02

Drejtoresha e Komunikimit, pranë ish-kryemninistri Sali Berisha, Floriana Garo përmes një lidhje skype në emisionin “Open” në Top Channel ka hedhur poshtë pretendimet e emisionit “Fiks Fare”, i fundit ky që përmes një investigimi tregoi se edhe qytetarë që nuk janë delegatë të PD kishin firmosur formularë në foltore.

Garo sqaroi se kjo gjë ka ndodhur, por më pas çdo formular është shqyrtuar nga dega e qytetit dhe formularët jo të vlefshëm janë grisur.

“Ka ndodhur që në foltore janë dhënë formularë të tillë, por nuk janë konsideruar. Të gjithë delegatët që kanë dashur të mblidhet Kuvendi, janë mbledhur, janë organizuar dhe firmat janë vënë para se të shkonin në këto foltore ku janë nënshkruar firma të tjera.

Firmosin sepse mund të jetë ndonjëri që nuk është organizuar të firmosë më para dhe ka dëshirë të firmos në foltore dhe është delegat i Kuvendit dhe ka të tjerë që nuk e kuptojnë shumë mirë që duhet patjetër të jetë delegat për të firmosur dhe për mos të shkaktuar probleme”, tha Garo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA