“Berishën se përjashton dot askush nga PD”/ Gjata: Basha, lëvizje dëshpëruese! Ka humbur bazën e partisë

18/11/2021 21:16

Sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Top Channel ka artikuluar se ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon përjashtimin nga Partia Demokratike nëse ai nuk heq dorë nga lëvizja e tij për të mbajtur një Kuvend  paralel që bie ndesh me vendimin e Kryesisë së partisë.

I ftuar në emisionin “Open”, Çlirim Gjata u shpreh se Sali Berishën nuk e përjashton dot askush nga partia dhe ai do të ikë kur të dojë vetë.

Deklaratat e Bashës dhe thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor, ai e ka konsideruar në lëvizje dëshpëruese.

“Meqë data 11 është miting. Hajde merrni pjesë në miting. Ajo që ka caktuar për datën 18 e ka perifrazuar më mirë Artan Fuga anti-miting. Ne e quajtëm anti-Kuvend.

Është lëvizje dëshpëruese e drejtimit të PD-së sot, humbje e ekuilibrit, qetësisë politike. Kanë humbur bazën kanë humbur partinë dhe tani kanë filluar të na vijnë edhe sms komike. Kjo që po ndodh është lëvizje dëshpëruese.

Berisha do ikë nga PD kur të dojë vetë, nuk e heq dot njeri. Kjo është histori nuk e ndryshon dot”, tha Gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA