Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se mënyra se si ka zgjidhur kreu i PD-së, Lulzim Basha që ta zgjidhte krizën brenda partisë tregon se nuk është nisur për ta forcuar partinë, por për të përjashtuar kryetarin dhe për të marrë partinë.
“Ne na intereson të kemi një opozitë sa më të fortë. Statuti i mundëson PD të mbledhë një Kuvend pa dëshirën e Kryesisë dhe kryetarit. Në këtë procedurën e Berishës pati një handikap ku u dorëzuan formularët që nuk u dorëzuan. Kjo procedurë u ndërpre nga kryetari. Kur Paloka duke pasur parasysh krizën, sugjeroi procedurën për verifikimin e firmave, por kjo u hodh poshtë për të flakur 4200 firma pa u verifikuar.
Kjo procedurë mund të mbyllej duke verifikuar firmat dhe pasi kjo procedurë të deklasifikohej të kalonte në procedurën tjetër. Lidershipi zgjodhi që ta bënte nul dëshirën e anëtarësisë dhe në vend ta kontrollonte anëtarësia atë, e kontrollon ai anëtarësinë.
Mënyra që zgjodhi Basha ta zgjidhte këtë çështje tregon se nuk po niset për ta forcuar partinë, por për të përjashtuar kryetarin për të marrë partinë”, tha Abilekaj.
Top Channel