Semi dhe Beniada kanë kaluar thuajse gjithë mbasditen duke biseduar me njëra-tjetrën.

 

Ato kanë komentuar sjelljen dhe strategjinë e zgjedhur të disa prej banorëve.

Diskutimi i tyre u ndal gjatë veçanërisht tek Fifi.

Semi tregoi se informacione që ajo di për jetën e Fifit jashtë shtëpisë mund të jenë shkatërruese nëse do të vendoste t’i shprehte publikisht.

‘’Me aq gjëra sa di unë për atë jashtë unë po të dua mund të shkatërroja shumë gjëra”,- tha ajo.

Semi shtoi se çdo veprim dhe sjellje e saj ka ardhur si rezultat i faktit se nuk ka dashur të mërzisë shumë prej banorëve.

‘’Unë nuk jam budallaçkë, nuk jam. Thjesht nuk dua të mërzish shumë persona’’,- shtoi ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA