Këtë mbasdite banorët i janë nënshtruar një tjetër loje.

‘’Vëllai i Madh’’ i ka kërkuar atyre që të luajnë një nga komeditë më të famshme shqiptare.

Banorët do të rikthejnë edhe njëherë në skenë ‘’Pallatin 176’’.

Monika do të jetë përgjegjësja e kësaj loje, e cila do të përpiqet që me nuhatjen e saj artistike të përshtasë edhe rolet.

Banorët do të duhet të luajnë 4 skena të ndryshme nga ky teatër, dhe ajo më e mira do të vihet në skenë edhe gjatë spektaklit të së premtes.

Nga kjo lojë do të varet gjithashtu edhe buxheti i tyre për javën e ardhshme.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA