Në aksin nacional Fushë Krujë- Kamëz anash rrugës pirgje të tëra me inerte mbulojnë tokat. Kjo zonë e njohur edhe si një aks i rëndësishëm për shkak të ndërlidhjes që bën me kompanitë e zhavorrit dhe çimentos në Fushë-Krujë, Laç dhe qytete të tjera të zonës verilindore drejt kryeqytetit, me një veprimtari të madhe ndërtimore.

Kryesisht hedhja e inerteve bëhet gjatë mbrëmjes, duke mos ekspozuar në syrin e publikut masakrën mjedisore. Pamjet janë të trishtueshme në momentin kur ato ndodhen buzë një rruge nacionale. Shpesh këto inerte përdoren nga bizneset edhe për të niveluar tokën, ndërsa kjo mbetet një praktikë e dënueshme për shkak të ndryshimit që i bëhet relievit të tokës.

Hedhja e inerteve duhet të bëhet në vend depozitime të licencuara nga Bashkia, ndërsa Inspektorati Kombëtar Shtetëror në bashkëpunim me policinë duhet të ndalojnë shkelësit e ligjit, të cilët me veprimtarinë e tyre përbëjnë një krim mjedisor.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka miratuar Planin Kombëtar për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve ku specifikon se mbetja e sasive të inerteve ka shkuar në 0.079 ton/banorë në vitin 2018 që vjen me 50% rritje nga viti 2010 (0.038 ton).

Qeveria shqiptare në këtë dokument e konsideron çështjen e mbetjeve si një ndër gjashtë prioritetet e saj duke vlerësuar që çdo njësi e vetëqeverisjes vendore të ketë një vend të licencuar dhe me parametrat mjedisorë për të depozituar mbetjet e tyre, ndërsa momentalisht nuk i ka.
Synohet gjithashtu që % e mbetjeve inerte që grumbullohen dhe kalojnë në impiantet e trajtimit dhe ripërdoren të arrijnë në nivelin 80% në vitin 2035.

TAB 1
Sasia e mbetjeve inerteve (ton/banorë/vit)
0.079
50% rritje nga viti 2010

TAB 2
2019 –
2025 30%
2030 50%
2035 80%

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA