Fifi pajtohet me Ilirin
17/11/2021 12:18
Mbas spektaklit të djeshëm duket se marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit është qetësuar dhe se ata i kanë sqaruar keqkuptimet mes njëri-tjetrit.
Ishte Iliri ai që e bëri hapin e parë duke e puthur këngëtaren në ballë,për të treguar dashamirësinë që ka ndaj saj edhe se sa shumë e vlerëson atë.
Fifi nga ana tjetër shprehet se ka qenë shumë e tensionuar dhe se ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër.
“Kam qenë në tension e sipër ndaj të kërkoj ndjesë.Kur jam e acaruar flas më shumë seç duhet,”-tha ajo.
“Njësoj jam dhe unë,jam shumë instiktiv”,-I tha Iliri.
Gjithashtu dhe banorët e tjerë janë shprehur se ishin të bindur se ishte thjesht një acarim momental dhe se gjërat mes tyre do të sheshoheshin.
Top Channel