Një nga debatet më të forta të ditëve të fundit ka qenë edhe ai mes Einxhel dhe Ilirit.

Komunikimi mes tyre ka degraduar duke e etiketuar njëri-tjetrin edhe me epitete të tilla si: I pafytyrë, skuth, manipulatorë, fallxhore, i ligë.

Ky debat është komentuar edhe gjatë spektaklit të sotëm.

Einxhel tregoi se është përpjekur gjithnjë për të ndërtuar një urë lidhëse me Ilirin.

Nga ana tjetër balerini i përcaktoi gjithë tentativat e saj për afrimitet dhe komunikim vetëm për interes të lojës dhe nominimeve.

Në debat janë përfshirë edhe disa prej banorëve të tjerë.

Arjola i dha të drejtë Ilirit ndërsa Donaldi u përpoq të mbronte Einxhel.

Pjesë nga biseda: 

Iliri: Më je afruar prej nominimet

Einxhel: Ti aty shqetësohesh, mua nuk më intereson për nominimet

Einxhel: Duhet të tregosh më shumë pjekuri

Iliri: Nuk ma tregon dot ti pjekurinë

Einxhel: Iliri ka bërë përçarje moshore

Iliri: Ti kur erdhe nuk kishe asnjë shok

Einxhel: Iliri gjithë këtë kohë më është dukur si plak pervers që më ka ndjekur mua çdo lëvizje.Pse më quan Zhulietë?

Iliri: Sepse u bëre papritur shumë e dashur dhe ke bërë veprime të cilat mua më janë dukur të egzagjëruara.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA