Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai Aswan, Egjipt, është një nga qytetet më të thata në botë, ku pothuajse nuk bie kurrë shi. I vendosur përgjatë lumit Nil dhe shtëpia e më shumë se 1.5 milion banorëve, ai ka mesatarisht vetëm 3 milimetra shi në vit.
Por gjatë fundjavës rrebeshe të forta dhe breshër u përplasën mbi këtë qytet dhe rajonin përreth, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, mbyllje të shkollave si dhe tre të vdekur.
Sipas Ehab Hanafy, nënsekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, shirat sollën dhe një tjetër problem të paparashikuar: një vërshim akrepash tejet helmues, thumbimet e të cilëve çuan 503 persona në spital.
Hanafi sqaroi megjithatë se tre vdekjet ishin “për shkak të aksidenteve të lidhura me stuhinë” dhe ” jo për shkak të pickimeve”.
Guvernatori i Aswanit Ahsraf Attia tha për Associated Press se personave të pickuar nga akrepat që nisën t`u hyjnë njerëzve nëpër shtëpi, kanë në spital doza anti-helmi.
Gazeta egjiptjane Al-Ahram, raportoi se mjekët u thirrën nga pushimet për të ndihmuar me situatën e rënduar që u krijua.
Akrepët priren të gërmojnë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës poshtë shkëmbinjve, drurëve apo mbeturinave të ndërtimit, por stuhitë e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë bërë që ata të dalin nga vendet e tyre të fshehta, ndërkohë që mësohet se pas reshjeve, kanë lëvizur edhe shumë gjarpërinj.
Top Channel