Stuhia “e akrepave”, tre të vdekur: Insektet vdekjeprurëse mbushin shtëpitë

16/11/2021 13:42

Aswan, Egjipt, është një nga qytetet më të thata në botë, ku pothuajse nuk bie kurrë shi. I vendosur përgjatë lumit Nil dhe shtëpia e më shumë se 1.5 milion banorëve, ai ka mesatarisht vetëm 3 milimetra shi në vit.

Por gjatë fundjavës rrebeshe të forta dhe breshër u përplasën mbi këtë qytet dhe rajonin përreth, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, mbyllje të shkollave si dhe tre të vdekur.

Sipas Ehab Hanafy, nënsekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, shirat sollën dhe një tjetër problem të paparashikuar: një vërshim akrepash tejet helmues, thumbimet e të cilëve çuan 503 persona në spital.

Hanafi sqaroi megjithatë se tre vdekjet ishin “për shkak të aksidenteve të lidhura me stuhinë” dhe ” jo për shkak të pickimeve”.

Guvernatori i Aswanit Ahsraf Attia tha për Associated Press se personave të pickuar nga akrepat që nisën t`u hyjnë njerëzve nëpër shtëpi, kanë në spital doza anti-helmi.

Gazeta egjiptjane Al-Ahram, raportoi se mjekët u thirrën nga pushimet për të ndihmuar me situatën e rënduar që u krijua.

Akrepët priren të gërmojnë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës poshtë shkëmbinjve, drurëve apo mbeturinave të ndërtimit, por stuhitë e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë bërë që ata të dalin nga vendet e tyre të fshehta, ndërkohë që mësohet se pas reshjeve, kanë lëvizur edhe shumë gjarpërinj.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA