Shqipëria U21 do të rikthehet ditën e sotme në fushë teksa luan në transfertë ndaj moshatarëve të Kosovës ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2023, një sfida e cila zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri duke filluar nga ora 19:00 dhe që do të transmetohet në Supersport 1.
Ndërkaq, kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të kërkojnë të hedhin pas krahëve atë humbje të fundit ndaj Sllovenisë, ndërsa nga ana tjetër edhe Dardanët nuk janë në një moment pozitiv duke qenë se kanë pësuar tre humbje radhazi. Vlen të theksohet se në dy përballje të mëparshme mes dy ekipeve të U21, Kosova nuk ia ka dalë të marrë asnjë fitore ndaj Shqipërisë dhe sot do të kërkojë ta ndryshojë këtë statistikë.
Sa i përket renditjes në Grupin G, aktualisht, Shqipëria U21 mban vendin e tretë me nëntë pikë të grumbulluara në pesë takime të luajtura ndërsa para kuqezinjve renditen Republika Çeke dhe Anglia. Nga ana tjetër, Kosova është në vendin e parafundit me tre pikë në katër ndeshje të luajtura.
Top Channel